E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 46-vjeçarit/ Policia gjen pistoletë dhe gëzhojë në makinë, dyshohet vetëvrasje! Telefonata e fundit me bashkëshorten

Ismet Habili, 46-vjeç, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas informacioneve paraprake, 46-vjeçari ishte me origjinë nga Kavaja. Ndërkohë mësohet se telefonatën e fundit e ka zhvilluar me bashkëshorten.

Policia njofton se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.

“Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›