E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Bin LadenGeo TV pranon seshpërndau foto false

PAKISTAN- Televizioni pakistanez Geo Tv, rrjeti kryesor i vendit aziatik pranon se është një foto false, imazhi i publikuar fillimisht si fytyra e Bin Ladenit të vrarë.

Në orët e para pas dhënies së lajmit për vrasjen e tij sot në mëngjes nga forcat amerikane, televizioni publikoi fotografinë e kryeterroristit të vrarë, imazhe që bënë xhiron e botës brenda pak orësh.

Por, pas shumë dyshimesh për autenticitetin e fotografisë, rrjeti televiziv, Geo Tv pranoi se bëhet fjalë për një imazh fals, i publikuar më parë edhe në 2009, ashtu sic kishte deklaruar kreu i zyrës së Islamabadit dhe vendosi të tërheqë fotografinë.

Kjo e fundit nuk është gjë tjetër vecse një fotomontazh e publikuar fillimisht në 2006-ën, me emrin Osama i torturuar dhe po ta shohësh me detaje, është krejt e ngjashme me fotografinë klasike të terroristit islamik, të publikuar në vitet e fundit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›