E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli rrëzonristrukturimine borxhit grek

BRUKSEL- Një ristrukturim i borxhit grek, kërkuar nga disa ekonomistë dhe mbi të cilin spekulojnë tregjet, nuk bën pjesë në strategjinë e Bashkimit Evropian, rikonfirmoi sot komisioneri i Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn.

"Përkrahësit për një ristrukturim të borxhit duket se injorojnë përfshirjet potencialisht shkatërruese për vetë vendin dhe për zonën euro në tërësi'', - deklaroi Olli Rehn, në një konferencë mbi stabilitetin financiar në Bruksel.

Rehn theksoi përveç të tjerash se nuk pajtohet me ata që thonë se strategjia e menaxhimit të krizës nga BE-ja përsa i përket Greqisë është e paqartë. "Qëllimi i strategjisë tonë ka qenë pengimi i përsëritjes së dështimit të menjëhershëm të tregjeve, si ai i bankës amerikane Lehman Brothers në shtator 2008",- u shpreh Rehn.

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane përjashtuan çdo mundësi për një ristrukturim të borxhit grek, ndërkohë që investitorët u shprehën se Greqia nuk do të mund ta respektojë ashtu siç ka premtuar borxhin e saj publik.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›