Vdekja e Lirak Bejkos, Totozani mesazh ngushëllimi familjes së tij
Tiranë- Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka dërguar një mesazh ngudhëllimi për familjen e Lirak Nejkos, ish- i përndjekuri politik që humbi jetën si pasojë e vetëdjegies.
Vetë Totozani shprehet se është vënë në dieni për vdekjen e tij, ndërsa ka thënë se vdekja e ish- grevistit është një humbje e madhe.
“Avokati i Popullit mësoi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të zotit Lirak Bejko, pas një periudhe trajtimi shëndetësor ndaj plagëve të marra nga një akt dëshpërimi vetëflijues. Avokati i Popullit shpreh dhimbje dhe trishtim për këtë fund tragjik të jetës së këtij qytetari dhe në të njëjtën kohë i shpreh familjes së tij, vajzave, nënës dhe bashkëshortes ndjenjat e solidaritetit njerëzor në këtë moment të vështirë të kësaj humbjeje të madhe për ta”,- thuhet në mesazhin e tij.
Lirak Bejko, njëri prej dy grevistëve që i vuri flakën vetes ndërroi jetë mesditën e djeshme në një spital në Bari të Italisë, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup.
/IDEA/