Aksident i rrallë në Korçë, makina përplas 30 dele, bllokohet qarkullimi
Korçë- Një aksident i rrallë ka ndodhur sot në aksin Korçë- Pogradec pasi një automjet ka përplasur 30 dele.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme dhe kjo ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit në këtë zonë për disa minuta.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit tip fouristradë është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi automjetit të tij nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që delet i dolën përpara.
/IDEA/