E Martë, 3 Nëntor 2026

Vdekja e Navalnyt, Britania sanksione ndaj zyrtarëve të burgut: E detyronin të ecte në -32 gradë Celsius

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 6 punonjësve të kolonisë penale siberiane ku humbi jetën edhe kritiku i presidentit rus, Vladimir Putin, Alexey Navalny.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe bëhet fjalë për 6 kolonelë dhe nënkolonelë që ishin në krye të kolonisë penale “Ujku Polar”, ku lideri i opozitës ruse Alexey Navalny vdiq javën e kaluar.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, thekson në deklaratën e saj ata do të ndalohen nga Britania e Madhe dhe do të ngrihen asetet e tyre

6 personat e vendosur nën sanksione nga Britania e Madhe:

Kolonel Vadim Konstantinovich Kalinin – Shef i Kolonisë Penale Arktike IK-3 “Ujku Polar”

Nënkolonel Sergej Nikolaevich Korzhov, Zëvendës Shef

Nënkolonel Vasily Alexandrovich Vydrin, Zëvendës Shef

Nënkolonel Vladimir Ivanovich Pilipchik, Zëvendës Shef

Nënkolonel Aleksandr Vladimirovich Golyakov, Zëvendës Shef

Kolonel Aleksandr Valerievich Obraztsov – Zëvendës Shef

“Gjendja e z. Navalny ishte përkeqësuar në tre vitet e tij në burg. Navalnyt i mohohej trajtimi mjekësor si dhe detyrohej të ecte në temperatura -32 gradë Celsius” bëri të ditur Ministria e Jashtme britanike.

Ndërkaq, të martën SHBA nënvizuan se do të zbulonte një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të premten në përgjigje të vdekjes së Navalnyt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›