Vdekja e Skures Rama akuza drejtuesve te Policise
Akuza të forta të adresë të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit ka artikuluar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
“Trupa policore i kupton, i di që të gjitha dhe për këtë arsye policët e thjeshtë ndihen të demotivuar, komisarët kurajozë janë me të drejtë të revoltuar teksa shohin shokët e tyre vriten dhe drejtuesit bëjnë zullume në kurriz të detyrës. Policët thotë se lufta është njësoj si një ndeshje futbolli e shitur”
Por më shumë se tek lufta ndaj krimit, kryesocialisti merakun e ka tek zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe për këtë, ai ka çfarë të akuzojë.
“Raporti profesionalizëm, klientelizëm patriak është kokëposhtë, kupola drejtuese është e inkriminuar, ministri i brendshëm partiak i rëndomtë, papagallon ministri sa herë nxjerr kokën në ekran dhe merret me strukturat për zgjedhjet. Është shpikuar një strukturë për zgjedhjet, që do të punosojë njerëz për mbajtjen e pushtetit”.
Gjithçka sipas Ramës do të ndryshohjë nëse opozita do të fitojë zgjedhjet. Madje ai kërkon që fjala e tij sot, të merret si provë.
“Regjistrojeni këtë që po them. Premtoj se në 300 ditët e para shqiptarët do shohin një polici që s’e kanë parë asnjëherë dhe në rrugën tonë të rilindjes do kenë prova të qartë të vënies së policisë në shërbimin e tyre si garanci për sigurinë”
Reagimi i kryesocialistit, erdhi pikërisht ditën kur në Itali ndërroi jetë shefi i krimeve të Matit, i cili u plagos gjatë një operacioni policor më 13 janar.