Ndarja e mandateve PD Detyre e Kuvendit PS Precedent i rrezikshem

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot në mëngjes kërkesën e KQZ-së për ndarjen e mandateve sipas zonave elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Opozita është shprehur kundër kësaj procedure. Nënkryetari socialist i Komisionit Fatmir Xhafa tha se kuvendi po futet në një precedent të rrezikshëm dhe se ndarja e mandateve duhet të ndodhë në KQZ dhe jo në Kuvend. Nga ana tjetër kryetari i Komisionit Ilir Rusmali ka deklaruar se procedura e ndjekur është ligjore dhe se përcaktohet nga kodi zgjedhor. Për demokratët Kuvendi po zgjidh një ngërç të krijuar në KQZ dhe që mund të cojë zgjedhjet në kolaps.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj theksoi nevojën e një seance dëgjimore me kryetarin e nënkryetarin e KQZ-së për këtë çështje.
Kërkesa e tij u miratua dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli bëri të ditur se ditën e mërkurë do të zhvillohet seancë dëgjimore me kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba.