Vdekja e dasmoreve, Ekspertiza: U helmuan nga gjeneratori

Shtëpia e familjes Gega, ku ka ndodhur ngjarja
Mjekësia ligjore ka zbardhur shkaqet që çuan në vdekjen e dy grave në një dasmë dhe helminin e një tjetre.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon se 2 dasmoret që humbën jetën dhe nusja 21-vjeçare u helmuan nga dioksidi i karbonit, që u përhap nga një gjenerator që ndodhej në dhomën ku ato po flinin.
Ndërkaq policia e Qarkut të Durrësit, nga hetimet e kryera në fshatin Dukagjin i Ri (Thumanë) në Krujë, doli në konkluzionin paraprak se toksikimi i tri grave dyshohet se ka ndodhur si pasojë e dy helmeve kryesore; barit (helm) kundër miut dhe fostoksinës.
“Specialistët që kanë këqyrur dhomën ku u gjetën gratë e toksikuara, Mrika Gega, 45 vjeçe, Pashke Gega, 21 vjeçe dhe Prenusha Prendi, 55 vjeçe, kanë vënë re një sasi të madhe bari kundër molës të përdorur për pajën e nuses, një rit i vjetër ky në vendin tonë. Gjithashtu, pranë derës së dhomës është gjetur një tjetër sasie bar miu. Mësohet se paja ndodhej prej disa ditësh brenda dhomës dhe do të transportohej ditën e djeshme, kur 21-vjeçarja Pashke Gega do të dilte nuse nga shtëpia e saj drejt banesës së dhëndrit”, bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, ndërsa shtojnë se bari i miut ka qenë i shpërndarë edhe nëpër dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe.”- shkruante sot gazeta Panorama.
“Kombinimi i këtyre dy helmeve, së bashku me ndonjë produkt tjetër aciditeti në ilaçet larëse apo produktet e tjera të kozmetikës së nuses, mund të kenë shkaktuar një reaksion të shpejtë vdekjeprurës”, ka thene ekspertët e hetimit.