Vdekja e minatorëve, policia shoqëron 10 persona
BULQIZE- Policia e Bulqizes ka shoqeruar 10 persona, ne kuader te hetimeve per vdekjen e dy minatoreve ne minieren e Martaneshit.
Sipas policise, mesohet se mes te shoqeruarve jane administratorë, inxhinierë, teknikë dhe brigadierë të minierës.
Veprimi erdhi vetem nje dite pas ngjarjes ku humben jeten minatorët Ermal Elezi 25-vjeç dhe Vebi Stafa, 58 vjeç.
Fillimisht gjeti vdekjen, Vebi Stafa, i cili nuk mundi të mbijetonte as deri në spital, ndërsa minatori tjetër gjeti vdekjen pak më vonë në spitalin e Burrelit.
Burime të policisë bën me dije se minatorët gjeten vdekjen, ndërsa kanë qenë duke hapur fronte të reja në minierë me anë të lëndëve plasëse.