E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e dy të rinjve në Gramsh, arrestohet 45-vjeçari, akuzohet për “shkelje të rregullave në punë”

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 10 maj në Gramsh. Pas shembjes së një masivi dheu  gjatë punës në një kantier ndërtimi, humbën jetën dy të rinj, Abas Basha, 22 vjeç dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të punës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›