E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e gazetares Siria ndjese Japonise

Autoritetet siriane i kërkuan ndjesë Japonisë dhe familjes së gazetares japoneze, Mika Yamamoto të vrarë gjatë bombardimeve në qytetin e Alepos mbrëmjen e së hënës.

Zonja Yamamoto, 45 vjeç, ishte një korrespondente lufte për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio.

“Shprehim ngushëllimet tona, por nuk është e përgjegjshme të hysh në një tjetër vend në mënyrë ilegale, madje është e rrezikshme”, thuhet në deklaratën e Damaskut.

Më tej në deklaratë u bëhet thirrje të gjithë gazetarëve të huaj të shmangin hyrjet ilegale, e sidomos zonat e konfliktit në vend, pasi kjo mund t’u kushtojë jetën.

SiriaLiban, përshkallëzohet dhuna në Tripoli Siri, zhduket një gazetar amerikanSiri, luftime të ashpra në qytetet kryesore Ndërkohë, një gazetar amerikan rezulton i zhdukur prej më shumë se një jave në Siri. Sipas ‘Washington Post’, janë humbur kontaktet me Austin Tice, fotoreporter 31-vjeçar i cili mbulon rebelimin sirian ndaj regjimit të Damaskut.

Tice, një ish-ushtar i marinës amerikane në Afganistan dhe Irak, ka shkuar në Siri nga Turqia në muajin maj. Siria
Liban, përshkallëzohet dhuna në Tripoli
Siri, zhduket një gazetar amerikan
Siri, luftime të ashpra në qytetet kryesore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›