Vdekja e oficerit pike-kontrolli i gabuar

Specialistet e Rrugores thone se pika e kontrollit duhej te ishte ngritur jo me pak se 100 metra dhe me nje parlajmerim prej 50 metrash te tjera
Ekspertet Pika e kontrollit e gabuar
TIRANE- Eksperte te policise rrugore nje dite pas aksidentit te ndodhur mesditen e djeshme te kontaktuar nga Shekulli pohuan se aksidenti i ndodhur mbremjen e te martes ne aksin rrugor Tirane Durres mund te jete per shkak te pakujdesise se caktimit te distances ku nis ngushtimi i rruges nepermjet te ciles behet edhe paralajmerimi i nje pike kontrolli qe organizohet nga efektivet e Policise. Sipas tyre organizimi i pikes se kontrollit duhet percaktuar ne baze te nje planvendosjeje te detajuar dhe te sakte.
Sipas burimeve te Policise se Shtetit pika e kontrollit e dites se marte ka qene organizuar ne distance ku konet ishin vendosur rreth 50 metra nga vendi ku ishte parashikuar te kryhej kontrolli. Keshtu eksperte te ndryshem pohojne se distanca e detyrueshme mbi te cilen duhet te ngrihet pika e kontrollit duhet te kete me pare nje paralajmerim per mbyllje te rruges dhe me pas nis mbyllja graduale e rruges. Sipas eksperteve nje distance prej 50 metrash eshte e pamjaftueshme dhe e vogel per te ngritur nje pike kontrolli pas nisjes se devijimit te rruges ne nje korsi tjeter apo dhenies se nje paralajmerimi te meparshem. Sipas eksperteve nje fakt i tille eshte nese ne rast se ka qene vertet 50 metra distanca ka qene e vogel per te realizuar planin e parashikuar.
Trajnimi
Ne vitin 2005 efektivet e Policise Rrugore i jane nenshtruar ne total nje trajnimi disa javor pikerisht me problemet qe kane te bejne me punen e ketyre te fundit. Burimet thone se ne kete trajnim qe ka zgjatur disa jave efektivet e Policise i jane nenshtruar edhe situatave te tilla ne terren qe kane te bejne me kontrollin e autostradave. Sipas eksperteve duhet qe se paku ne raste te tilla nese automjetet ne rruge nacionale te kategorise se pare duhet te ecin me shpejtesi maksimale me 90 km ne ore duhet qe se paku nisja e ngushtimit te rruges deri ne piken e kontrollit te jete jo me e vogel se 100 metra.
Nderkaq sipas tyre ne nje distance prej 50 metrash te tjera duhet te kete nje tabele te dukshme horizontale qe paralajmeron ngushtimin e rruges apo qe paralajmeron vendosjen e nje sherbimi policie ne kete vend. Ekspertet e Policise Rrugore e quajne pozitive dhe sipas tyre te nevojshem kontrollin e autostradave dhe te akseve te ndryshme me qellim garantimin e sigurise por sipas tyre duhet bere kujdes ne perzgjedhjen e pozicionit si dhe ne menyren e vendosjes se piketave ne rruge ne vendin ku nis te mbyllet nje korsi qe devijon trafikun ne nje korsi tjeter.
Shmangiet e itinerarit Neni 21 i Kodit Rrugor
...1. Kemi shmangie te itinerarit ne rastet kur i gjithe trafiku ose nje pjese e tij kalohet ne nje vendkalim tjeter itinerar i ndryshuar nga itinerari normal. Shmangiet mund te jene te detyrueshme vete shmangie ose fakultative itinerar i keshillueshem. do lloj shmangieje mund te percaktohet ose autorizohet nga enti pronar ose koncesionar i rruges se nderprere. Nese itinerari i shmangur perfshin edhe ente te tjera pronare ose koncesionare nevojitet nje marreveshje paraprake e te gjithe enteve te interesuara.
2. Sinjalizimi i treguesve te nevojshem eshte si me poshte
a PARALAJMERIM SHMANGIE qe duhet vendosur 100 metra ne kushte normale dhe 300 metra dhe 150 metra ne autostrada dhe ne rruget jashteqytetese kryesore
c ne rastet e kufizimeve te formes dhe te sasise ne itinerarin normal ne kryqezimin qe paraprin kantierin duhet vendosur sinjalizimi PARALAJMERIM SHMANGIE ku vendosen simbolet ne baze te shmangieve per te shenuar itinerarin shmanges
c Nje devijim i detyrueshem vetem per nje lloj ose per lloje te vecanta automjetesh duhet te kete sinjalizim DREJTIM I DETYRUESHEM se bashku me simbolin ose simbolet e kategorive te automjeteve te perjashtuara.
d Nje devijim fakultativ vetem per disa kategori te vecanta automjetesh duhet bere me sinjalizimin DREJTIM I KESHILLUAR i plotesuar me nje ose disa simbole te kategorive te automjeteve te perjashtuara
3. Ne rruget per automjete te ndara ne dy ose me shume korsi per te treguar kahun e levizjes vendosen sinjalizimet e meposhtme per gatishmerine dhe perdorimin e korsive
a sinjali KORSI E MBYLLUR OSE TE MBYLLURA figurat II. 411/a II. 411/b II. 411/c dhe II. 411/d duhet perdorur kur ne nje rruge me dy ose me shume korsi zvogelohet numri i atyre qe jane ne gatishmeri sipas kahut te levizjes. Mbyllja e dy ose me shume korsive duhet te kufizohet ne hapesire ne menyre qe te perdoret mbyllja e nje korsie per cdo here. Paraqitja grafike e simbolit ndryshon sipas gjendjes rrugore dhe numrit te korsive te perfshira. Sinjalizimi mund te paraprihet nga nje paralajmerim i perbere nga i njejti sinjalizim i pajisur me nje panel plotesues qe tregon largesine nga pika ku eshte vendosur mbyllja
Oficeri spallet Deshmor i Atdheut
Me nje vendim te posacem Alstafa u shpall dje Deshmor i Atdheut me nje vendim te posacem te marre dje nga nga Komisioni i Posacem Shteteror. Anetare qe perbehen nga perfaqesues te Policise se Shtetit Ministrise se Brendshme Ministrise se Mbrojtjes dhe ministrive te tjera te linjes vendosen ti japin me unanimitet Alstafes titullin Deshmor i Atdheut. Per kete shkak menjehere pas ceremonise zyrtare te organizuar ne Shtepine Qendrore te Ushtrise trupi i pajete i oficerit te Policise Alstafa u percoll nga kortezhi i gjate i veturave dhe mjeteve te ushtrise