Kuvendi shty votimin e dekreteve te Topit

Me 73 vota pro dhe 2 kunder mazhoranca shtyu votimin e dekreteve per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte
PD nuk eshte e sigurt per votat sepse nuk ka marre ende garanci nga LSI dhe PDU
TIRAN - Kuvendi miratoi dje me 73 vota pro dhe 2 kunder kerkesen e demokrateve per te shtyre votimin per dekretet e Presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese. Gjate seances plenare mazhoranca dhe opozita debatuan per kerkesen e paraqitur nga kryetari i grupit Demokrat Astrit Patozi ku kerkohet pezullimi i shqyrtimit ne seance plenare te dekreteve te Presidentit te Republikes per kandidatet e Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte deri ne interpretimin e neneve te ligjit themeltar nga Gjykata Kushtetuese. Para fillimit te procesit te votimit opozita braktisi seancen. Kjo shtyrje behet per shkak te frikes se mazhorances per votat ne Kuvend pasi LSI dhe PDU kane pohuar se ceshtjen e gjyqtareve do ta shqyrtojne rast pas rasti duke u bazuar tek emrat konkrete dhe jo tek kriteret politike te vendosura nga PD.
Debati
Mazhoranca u shpreh se Kuvendi duhet te prese interpretimin e Gjykates Kushtetuese per nenet qe kane te bejne per riperteritjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se deklaroi se kerkesa e grupit parlamentar Demokrat ka ne thelbin e saj pezullimin e perkohshem nga Kuvendi te shqyrtimit te dekreteve per anetaret e gjykates lidhur me percaktimin e kufijve te qarte per kriteret e emerimit. Sipas tij Kuvendi duhet te prese nje pergjigje perfundimtare per menyren se si do te respektohet neni 125 pika 3 e Kushtetutes qe percakton riperteritjen cdo tre vite per nje te treten e anetareve te Gjykates Kushtetuese nderkohe qe ne 6 muajt e fundit ka mbaruar mandati i 6 anetareve.
Ne mendojme qe Kuvendi duhet te shmange qe vete garanti dhe interpretuesi i vetem i Kushtetutes ne kete shtet te jete ne konflikt me ate vete. Ne gjykojme se kjo eshte nje arsye shume e qenesishme qe Kuvendi te marre nje vendim sepse eshte plotesisht ne tagrin e tij qe te parandaloje nje shkelje te Kushtetutes e cila mund ta vinte ne veshtiresi ate vete por edhe Gjykaten Kushtetuese edhe ndonje institucion tjeter - theksoi Patozi. Nenkryetari i PD-se deklaroi se cdo devijim nga permbajtja e kerkeses se paraqitur nga PD dhe perpjekjet per ti dhene kuptime te tjera kesaj nisme ligjore do te konsiderohet nga demokratet si aksione te deshtuara me qellime te pastra politike per interesa te ngushta dhe meskine te momentit.
Por ka reaguar Partia Socialiste nepermjet nenkryetares se grupit Parlamentar Vasilika Hysi e cila akuzoi mazhorancen se rrezimi i dekreteve te kreut te shtetit ka qellime te pastra politike me qellim uzurpimin e institucioneve te pavarura dhe marrjen e kompetencave te kreut te shtetit. Me kete veprim qe po ben parlamenti merr kompetencat e plotfuqishmerise dhe po del edhe mbi Presidentin. Ne kete menyre ne godasim ne menyre sistematike Presidentin e Republikes ne kompetencen qe ka ai per te sjelle ne Parlament dekretet. Me diskutimin e dekreteve vihet ne rrezik pavaresia e Gjykates Kushtetuese - tha Hysi.
Nje tjeter argument i paraqitur nga socialistet ishte edhe procesi i shqyrtimit te kandidaturave. Duke theksuar se procedura e nisur per shqyrtimin e kandidaturave nuk mund te nderpritet pasi eshte antikushtetuese deputetja Hysi akuzoi demokratet se kane shkelur Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit duke zbatuar ndaj kandidateve ligjin e Lustracionit nderkohe qe Komisioni i Venecias eshte shprehur kunder.
Nga ana e tij kryeministri Berisha sulmoi presidentin Topi per mungese veprimi ne zgjidhjen e ketij problemi ne kohen e duhur.
Ata te cilet shkruan Kushtetuten nuk e parashikuan kete perplasje qe mund te krijohej dhe u krijua kete vit. Mund ta bente Presidenti kete gje nuk e beri nuk ka rendesi pasi secili grup parlamentar mund ta bente kete. Do te pyetet gjykata do te thote gjykata dhe kjo ceshtje me kete gjykim merr zgjidhje perfundimtare dhe ky debat sa te jete ne fuqi kjo Kushtetute nuk lind me - deklaroi Berisha.
Debatet ne salle
Sali Berisha Muri i korrupsionit duhej shembur si kusht i te gjitha kushteve qe ne sot te gezojme lirine europiane qe fituam me vendimin e dates 8 nentor. Kam njohur nje avokat te madh amerikan i cili nje dite me tregonte se kish takuar nje nga kundershtaret e mi. Ai me tregoi se kishte pasur kliente qe kishin vjedhur 1 miliarde dhe nuk kishin hall te shpetonin por se si te vidhnin 1 miliard te tjera. E kam fjalen ketu per nje avokat amerikan se avokatin tim e moret ju dhe ta gezoni.
Gramoz Ruci Ne kete salle qe nga une i pari dhe me i vjetri dhe deri tek me i riu ka vetem nje njeri qe edhe kur Shqiperia kishte murin e Berlinit ti bridhje lirshem ne te gjithe Europen prandaj mos qaj shume. Z. Kryeminister harrojeni se opozita do te lodhet qe do te merzitet qe do te terhiqet. Populli shqiptar ka nje fjale Kur me genjyen per here te pare nuk eshte faji im qe te besoj eshte faji jot qe me genjen. Kur me genjyen per here te dyte ke faj edhe ti qe me genjen edhe une qe te besoj. Kur me genjen per here te trete nuk ke me faj ti qe me genjen kam faj une qe te besoj. Ne nuk te besojme ty z. kryeminister per zgjedhje te lira dhe demokratike duam garanci te plote qe fillon nga hetimi i zgjedhjeve.
Sali Berisha Z. Ruci nuk gabuat kur thate se ne kohen kur te tjeret jetonin ne bunker une shetisja ne Europe me pasaporte dhe viza. Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme dhe jo vetem shetisja z. Ruci por paraqisja punimet origjinale qe botoja ne Europe dhe ne bote. Por sa here shkova u ktheva. Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali dhe ti e di vete kete u ktheva per te permbysur pushtetin e paligjshem dhe barbar duke iu referuar qeverisjes Komuniste por edhe asaj te Fatos Nanos.
Erjon Brace Pasi e kishe kuruar nje here
Sali Berisha Une respektoj ligjin e Hipokratit dhe serish te garantoj se me bluze te bardhe do te tregoja kujdes te njejte per cdo qenie njerezore pavaresisht nga funksionet qe mbarte serish po ti kthehemi asaj periudhe ka nje ligj per ate eshte kodi i perjetshem i mjekesise qe te detyron e kam bere dhe do ta bej me te njejten shkalle ndergjegjeje.
Sali Berisha Po po jua tregoj une. Jam kujdesur per ju ne greve. Absolutisht edhe per ushqimin qe ju vinte pernate ne greve. U ngujuat tre jave qe te hidhej poshte vendimi. Kur u vendos heqja e vizave dolet nga greva dhe niset delegat pas delegatesh ne Europe per te kerkuar ndalimin e vizave.
Taulant Balla O mashtrues. Ke shan ti
Saimir Tahiri Ore si ste vjen turp
Sali Berisha eshtja ka arritur deri aty sa kryetari juaj te vjedhe passeord-in e zoterinjve ketu dhe te shkruaje ne emer te tij letra dhe e-mail dhe tu thote te tjereve se 800 mije shqiptare do te largohen nga Shqiperia je viktime e nje hacker-i jane hackers-at qe te vodhen ty e-mail atje. Te vertetet nuk ju pelqejne kur jua them une por do tua them.
Kushtetuesja Do te shqyrtojme kerkesen
Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje kerkesen e demokrateve ne te cilen kerkojne interpretimin e tre neneve te ligjit themeltar qe kane te bejne me riperteritjen e anetareve. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lajmeroi se kerkesa ne te cilen eshte pranuar shqyrtimi i tre neneve te Kushtetutes mberriti dje ne seline blu. Neni me i diskutuar eshte ai 125 sipas te cilit gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj. Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit per nje periudhe prej 3 vjetesh. Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese vazhdon ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij.