Vdekja e punonjësit të SHISH, gruaja: E goditën pas koke, 1 vit në koma
TIRANE- Tani është lënë në harresë... Unë dua që e vërteta të dalë në dritë"... E shpërfytyruar nga dhimbja, Afërdita Koka rrëfen për "Gazetën Shqiptare" momentin kur në shtëpi i sollën bashkëshortin e saj në një gjendje të pashpjegueshme. Edhe pse ka kaluar afro një vit e gjysmë që nga ai moment, bashkëshortja e ish-punonjësit së Shërbimit Informativ Shtetëror nuk ka mundur të harrojë asnjë detaj.
"I thërrita disa herë, por ai nuk më fliste, nuk reagonte fare", - pohon 38-vjeçarja, e veshur me të zeza dhe e mbuluar nga dhimbja. Historia e ish-punonjësit të strukturave të SHISH-it, jo vetëm që është lënë në harresë nga strukturat e hetimit, por mbrapa kësaj historie fshihet një e vërtetë më e madhe sesa ajo që është thënë deri tani. Më 9 dhjetor të vitit 2011, Artan Koka u dërgua në shtëpi në gjendje pothuajse të shokuar, duke i mëshuar faktit se ishte i dehur. Por, do të mjaftonte vetëm një vizitë mjekësore për të kuptuar se 40-vjeçari në të vërtetë ishte goditur mbrapa kokës. Ai do të qëndronte në gjendje kome për afro një vit, derisa në janar të 2013-ës, Artan Koka do të ndërronte jetë dhe që prej asaj dite, do ta harronin të gjithë, kolegët, strukturat e shtetit, por jo familjarët e tij, të cilët edhe sot e kësaj dite ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Artanit atë ditë që shkoi në punë.
E mbani mend ditën kur e sollën Tanin në shtëpi?
Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë moment. Ka qenë 9 dhjetor, kur Tanin e sollën në shtëpi dy kolegët e tij. Më thanë se kishte pirë. Nuk e besova, se Tani nuk pinte asnjëherë aq shumë. Ai e kishte humbur fare, ishte bërë si dru, unë i flisja, ai nuk reagonte. "Tani, çfarë ke?", e pyeta disa herë, por nuk reagonte fare. Thirra infermierin e lagjes dhe ai më tha që simptomat që kishte Tani, nuk ishin ato të pijes. E çuam në spital dhe aty skaneri nxori që ai e kishte të goditur pjesën mbrapa të kokës. I ishte dëmtuar tre e katërta e trurit. Që prej asaj dite, Tani qëndroi në koma për 13 muaj, duke ndërruar jetë në 6 janar të këtij viti.
Kolegët që e sollën në shtëpi, ju thanë se ku e kishin gjetur?
Njërin nga ata kolegët unë e njihja, dhe ai më tha që e kishte gjetur në zyrë Tanin në një gjendje të përhumbur. E kishte pyetur se çfarë kishte, por ai nuk i ishte përgjigjur dhe e sollën në shtëpi. Mua më thanë që ka pirë. Por, një person që ka pirë do të ishte bërë pis, do të ishte zhubravitur, ndërkohë që ai ishte siç e kisha nisur unë për në punë. Pas ekspertizës, ai doli që nuk kishte pirë, por që ishte goditur mbrapa kokës. Madje, për këtë na thanë që mund t'i jenë marrë mendtë dhe të jetë rrëzuar.
Ju vetë, dyshoni tek dikush?
Unë vetë nuk mund ta vë gishtin tek askush. Tani nuk ka pasur konflikte, ka qenë tip gazmor, as në punë nuk ka pasur probleme. Por, e vërteta nuk është ajo që na thanë neve; atë ditë diçka ka ndodhur, sepse nuk mund të rrëzohet njeriu vetë.
Ju po thoni që atë e ka vrarë dikush?
Këtë duhet ta zbulojë drejtësia. Por, këta e kanë lënë në harresë Tanin. Prokuroria e ka rikthyer dosjen pranë policisë për mungesë provash, ndërkohë që mua nuk më kanë thirrur asnjëherë të jap dëshminë time. Këtu ka diçka që fshihet. Ne duam vetëm që të zbardhet e vërteta, të dimë se çfarë i ka ndodhur Tanit atë ditë, se që ai s'ka qenë i pirë, kjo u kuptua, se ekspertiza nxori që ai ishte goditur.
Cila është forca që të bën të ecësh para?
Unë kam dy fëmijë për të rritur, kam një djalë dhe një vajzë, të cilën Tani nuk e njohu kurrë. Përpiqem të jem e fortë për vajzën, por edhe për djalin, sepse ai është në një moshë delikate dhe nuk dua të rritet me ide negative në kokë. Fëmijët e mi janë forca ime, edhe pse jam rrënuar shpirtërisht.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)