Ja si ndryshon Superliga me rikthimin e Partizanit
Sezoni sapo ka mbaruar dhe i riu do edhe tre muaj të fillojë, por duket sikur ethet e garës kanë nisur. Kjo më shumë për tifozët e Partizanit, që të etur për të parë ekipin e tyre në Superligë, ndjekin çdo lëvizje apo deklaratë të klubit në lidhje me të ardhmen e skuadrës së re. Si për të vërtetuar më mirë këtë, mjafton të shohim emrat në vorbullën e merkatos, teksa Partizani kërkon të marrë disa nga më të spikaturit, duke filluar që tani "përplasjen" me klubet e tjera. Tifozët e kuq, të shumtë në numër, madje rekordmenë në Shqipëri për nga shifrat, debatojnë që tani në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe kjo natyrisht ka zbukuruar kampionatin shqiptar, që duket sikur kishte humbur atë shkëlqim.
RIKTHIMI
Partizani vuajti për katër vjet në Kategorinë e Dytë dhe në Kategorinë e Parë, por etja për të qenë sërish ai emër i lavdishëm, e ka bërë të frikshëm që tani për çdo kundërshtar. Pavarësisht deklaratave me "këmbë në tokë" të drejtuesve të Partizanit, teksa thonë që vështirë që sezonin e parë të luajnë për titullin kampion, tifozët e kuq kanë filluar të përplasen që tani me ata korçarë. Nëpër rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, bluzat e Partizanit janë rikthyer në modë, teksa i madh dhe i vogël duan ta shohin ekipin e tyre të zemrës tek ndeshet me më të fortët, sidomos me Tiranën, por njëkohësisht edhe për të thyer dominimin që kanë bërë skuadrat e rretheve sezonet e fundit, pas tkurrjes së bardhebluve dhe rënies së Dinamos në Kategorinë e Parë.
RIVALITETI
Konkurrenca ka nisur që në merkato, komente, në rrjetet sociale, por edhe më gjerë. Duket se futbollit shqiptar i ka munguar shumë Partizani i këtij niveli. Presidenca e Partizanit ka nisur që tani kontaktet për të ndërtuar një skuadër të denjë dhe rivale për të gjitha skuadrat e Superiores, për të mos rënë më nga kategoria dhe më pas për të ngritur trofe. Rënia e ekipeve pa financa të shëndosha, si Tomori, Apolonia apo Shkumbini dhe ngjitja e Partizanit dhe e Lushnjës në Superiore, natyrisht që e bën kategorinë e më të mirëve të futbollit me rivalitet. Nëse edhe Tirana do të jetë në nivele më të larta, atëherë me siguri që gara do të jetë edhe më e fortë, tifozeri do të kemi më shumë dhe natyrisht edhe cilësia e futbollit shqiptar do të jetë më e lartë. Rivalitet pritet edhe mes tifozerive, ku tani duket se ajo korçare, që ishte më e shumta në numër, do të zëvendësohet nga ajo e Partizanit, pavarësisht pozicionit që do të ketë skuadra e kuqe në renditje. Legjenda e kuqe është rikthyer më e etur se kurrë, mbetet të shohim se në çfarë niveli do të ringrihet Partizani.
Ndryshimi i strukturës, anët pozitive dhe negative të saj
Dekadën e fundit struktura e kampionatit ka ndryshuar disa herë. Nëse në kampionatet europiane numri i skuadrave ka ardhur duke u rritur, në Superligën shqiptare tani do të vijë duke u reduktuar. Nëse këtë sezon ishin 14 skuadra, sezonin e ardhshëm do të jenë 12 ekipe dhe do të zhvillohen 3 faza, pra 33 ndeshje në total për një skuadër. Ndërsa vitin tjetër numri do të reduktohet akoma më shumë dhe do të kemi një kampionat me 10 skuadra, me 4 faza, me 36 ndeshja në total. Natyrisht, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të reduktohen dhe nuk do të ketë më grupe, por ndeshje direkte vajtje-ardhje. Superliga me 10 skuadra apo edhe me 12 ka qenë me nivel. Nëse vitin e ardhshëm rikthehet edhe Dinamo në Superiore, atëherë me siguri kryeqyteti dhe jo vetëm do të fitonte shumë në futboll.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)