E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja në minierën e Martaneshit, policia: Aksidentale

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën administratori i një subjekti minerar në Martanesh, 62-vjeçari Sulejman Kurti, policia ka dhënë detaje mbi hetimet.

Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku humbi jetën në një subjekt minerar shtetasi S.K., 62 vjeç, me detyrë administrator i këtij subjekti, nga veprimet hetimore rezultoi se gjatë kontrollit të punimeve në galeri, dyshohet se ka rrëshkitur dhe është rrëzuar në furnel, duke marrë dëmtime të rënda trupore dhe për pasojë humbi jetën”, thotë Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›