Vdekshmëria foshnjore në shifra të larta
10/12/2009 Shqipëria pasqyron nivelin më të lartë krahasuar me vendet fqinje dhe ato të Evropës
Rrethet paraqesin mangësi të shumta në gjetjen dhe trajtimin e hershëm të rasteve
Mungesa e njohurive në trajtimin e duhur të fazave të para të shtatzënisë bëhet shkak për shfaqjen e problemeve të shumta shëndetësore te foshnjat e porsalindura. Pjesa dërrmuese e tyre jo vetëm që shoqërohen me çrregullime të shumta shëndetësore, të cilat manifestohen dhe kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetesës së fëmijës, por shtojnë edhe rrezikun e vdekshmërisë. Krahasuar me shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian, fatkeqësisht vendi ynë ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore, përkatësisht 22 raste për një mijë lindje të gjalla, që rezultojnë vetëm pranë maternitetit “K.Glozheni”, ndërsa në rang kombëtar është edhe më e lartë. Ndonëse nuk bëhen publike, raportohet të jetë i lartë edhe numri i deformimeve gjenetike që shfaqen te fëmijët e porsalindur. Lidhur me këtë shqetësim, mjekët kanë kërkuar si masën më të mirë parandaluese ndjekjen e rregullt të gjithë shtatzënisë jo vetëm nga nëna, por dhe nga mjeku që trajton rastin përkatës.
Situata
Niveli i lartë i vdekshmërisë foshnjore prek në masë kryeqytetin, ku raportohen shifrat më të larta të vdekjes së foshnjave. Sipas mjekëve, shkak për këtë bëhet sjellja e të gjitha rasteve të rënda nga rrethet për trajtim më të specializuar. “Po tu referohemi shifrave, në Tiranë vdekshmëria është më e lartë, sepse referohen të gjitha rastet e rretheve, apo shumica e tyre", - ka pohuar mjeku gjinekolog Orion Glozheni. Sipas tij, rrethet i kanë më të pakta mundësitë sesa Tirana qoftë për të diagnostikuar në kohë, qoftë dhe për faktin se gruaja ndoshta nuk ndiqet siç duhet gjatë shtatzënisë. Nga të dhënat rezulton që përqindja e defekteve dhe keqformimeve të lindura pranë institucioneve tona shëndetësore të jetë më e lartë se 2 për qind e të gjitha lindjeve. Ndërsa keqformimet e lindura pohohet të zënë rreth 13 për qind të shkaqeve të vdekjeve të fëmijëve 0-1 vjeç.
Parandalimi
Rol të rëndësishëm në parandalimin e këtyre rasteve luan ndjekja e rregullt e ecurisë së shtatzënisë jo vetëm nga nëna, por edhe nga mjeku specialist, veçanërisht në lëmin e vizitave dhe analizave që duhen bërë që në fazat e para të konceptimit të fëmijës. Ndërkohë kërkohet edhe përmirësimi i kushteve të spitaleve me aparatura dhe medikamente për tu shërbyer gjithnjë e më mirë grave që kanë këto probleme, duke mos i lënë për trajtim vetëm në fazat e rënduara, ku ndërhyrja mund të jetë tepër e vështirë.
Shkaqet
Janë të shumtë faktorët që identifikohen si shkaqet kryesore të nivelit të lartë të vdekshmërisë foshnjore. Mjekët shpjegojnë se ndër më shqetësuesit vijojnë të mbeten lindjet e parakohshme, mungesa e qendrave të specializuara, moskujdesi i duhur jo vetëm nga nëna, por edhe nga mjeku që e trajton atë gjatë shtatzënisë. "E para ka të bëjë me një ndjekje të rregullt të shtatzënisë, e dyta me faktin e minimizimit të numrit te lindjeve para kohe, që mbetet ende e lartë. Fakti i kapjes në kohë të problemeve dhe referimeve të tyre në qendrat që kanë mundësi ti shërbejnë kësaj gruaje dhe fëmijë, sepse, po qe se ti e transferon nga një rreth me vonesë gruan dhe fëmijën, sigurisht që asnjeri smund ti bëjë dot gjë", - pohon mjeku.
Mostrajtimi
Evidentimi i problemeve që fëmijët mund të shfaqin që në barkun e nënës ndihmon në shmangien e një sërë anomalive të tjera, që vihen në pah gjatë rritjes. Sipas mjekëve, fetusi me defekte të rënda ose me probleme të rritjes mund të mos lindë i gjallë. Prandaj në këtë drejtim një rëndësi mjaft të madhe merr kujdesi dhe diagnoza e hershme e paralindjes. Ndërkohë foshnjat me një fillim jo të shëndetshëm, si p.sh. foshnjat e lindura me peshë të ulët, me asfiksi apo me anomali dhe defekte të lindura, janë në rrezik më të madh për paaftësi dhe sëmundje kronike, të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre dhe në shumë raste mund të shoqërohen edhe me pasoja fatale në vitet e para të fëmijërisë.
Ndryshimet
Parandalimi i deformimeve në lindje
Sipas ministrit Petrit Vasili, ndërhyrja kryesore që do të shërbejë në uljen e treguesve të lindjeve problematike do të ishte përmirësimi i sistemit kombëtar të informacionit shëndetësor për të monitoruar dhe analizuar të dhënat lidhur me rastet e fëmijëve të lindur me defekte gjenetike dhe keqformime, të klasifikuara sipas treguesve ndërkombëtarë. Për këtë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme një konference mes shoqatës së mjekëve turq dhe atyre shqiptarë, ku është parë e domosdoshme vijimi i specializimeve të stafeve që do të merren me këtë kategori pacientësh. "Në kuadrin e reformës në shëndetësi dhe në fushën e shëndetit të gruas dhe fëmijës kanë filluar një sërë ndërhyrjesh, të cilat do të synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe modernizimin e tyre. Në këtë drejtim një element me rëndësi i këtyre shërbimeve do të jetë edhe rritja e aftësive të personelit shëndetësor, që ofron këtë kujdes në të tre nivelet, lidhur me kapjen e hershme të patologjive që rëndojnë gjendjen shëndetësore në periudhën perintale dhe referimin e tyre në qendrat e specializuara", - ka pohuar ministri Vasili. Kjo do të shoqërohet me trajnimin e mjekëve dhe infermiereve që do të merren me shërbimet e nënës dhe fëmijës.