E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes 11 vjeçari

Një fëmijë i moshës 11 vjeçare humbi jetën sot në mesditë derisa ishte duke luajtur me shokë në oborrin e shkollës “Rilindja” në fshatin Keqekollë.

Rasti tragjik ndodhi, kur viktimës F.A i ra mbi gjoks shtylla e portës e cila nuk ishte e vendosur siç duhet nga kompania e cila e ka rregulluar këtë fushë sporti, raporton Klan Kosova.

11 vjeçari nga goditja që morri në gjoks vdiq rrugës derisa po e dërgonin në QKUK./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›