Sherr për motive banale, plagosen 2 vëllezër me thikë

Dy vëllezër janë plagosur me thikë në periferi të kryeqytetit në zonën e Bathores.
Sipas të dhënave paraprake të lënduarit janë identifikuar si Kreshnik Daci dhe Ramazan Daci, të cilët janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit. shkruan shekulli.
Mësohet se shkak për plagosjen e tyre ka qenë një sherr i nisur me autorin e identifikuar si Fatjon Gjana, i cili ka përdorur thikën si sulm ndaj vëllezërve Daci.
Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konfliktin mes të rinjve./Indeksonline/