E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 24-vjecari dyshohet alkooli dhe droga

Nje 24-vjecar nga qyteti i Peshkopise ka gjetur vdekjen ne rrethana ende te papercaktuara nga policia, ndersa ata jane njoftuar per vdekjen e tij nga personeli mjekesor i spitalit te Peshkopise. Sipas burimeve policore te Drejtorise se Qarkut Diber, Alket Alku, ka qene duke festuar me shoket e tij ne nje nga lokalet e qytetit deri ne oret e vona te mbremshme, kur eshte ndjere keq. Ai eshte transportuar nga shoket e tij te tavolines per ne urgjencen e spitalit te qytetit, por ka nderruar jete disa minuta pasi kishte mberritur ne spital. Mjeket kane lajmeruar policine per kete, ndersa eshte ngritur nje grup hetimor, qe ka bere autopsine e trupit te viktimes.
Sipas policise, nuk jane gjetur as gjurme dhune dhe as shenja te ndonje arme zjarri ne trupin e tij. Pas pyetjeve se deshmitareve, policia tha se dyshohet qe vdekja te kete ardhur nga abuzimi me pije alkoolike, ndoshta te perziera me lende narkotike. Gjithsesi, policia nuk jep nje version perfundimtar te vdekjes se Alkut, dhe eshte ne pritje te analizave te sakta. Shoket e 24-vjecarit kane rrefyer per policine se ai nuk kishte pasur ndonje grindje me ndokend as me pare dhe as ne momentet e rendimit te gjendjes shendetesore, gje te cilen e perforcuan dhe familjaret dhe te afermit e tij. Burime nga policia e Dibres bejne te ditur se viktima ishte nipi i Prokurorit te Rrethit.
A. Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›