Godet policet, ndalohet shoferi
Nje 30-vjecar eshte konfliktuar ashper me policine mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa ishte ndaluar ne nje postbllok nga sherbimi i qarkullimit rrugor. Spektakli anti-polici ka ndodhur ne qender te qytetit, prane godines se Keshillit te Qarkut, ndersa policia tha se Elton Basholli ka kundershtuar per shkak te detyres efektivet blu. Me pretendimin se kishte aq njohje sa mund te shkarkonte nga detyra policat e sektorit te qarkullimit, 30-vjecari, qe goditi ne publik nje punonjes policie, ka provuar edhe reagimin e tyre fizik, qe i shkaktuan gjakosje ne fytyre. Elton Basholli ka ndaluar mjetin e tij dhe, sipas njoftimit per shtyp te policise, ka ofenduar pa asnje shkak e me pas ka goditur nje polic rrugor. Burime te policise, thane se ky incident ka ardhur per shkak te nderhyrjes se ketyre te fundit per vendosje gjobe. I riu eshte ndaluar dhe eshte derguar ne dhomat e shoqerimit te Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces. Gjate dites se sotme pritet qe ndaj tij te formulohet akuza e