E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes 33 vjeçari nga goditjet me thikë, arrestohen dy persona

Ka humbur jetën 33 vjeçari nga Mirashi i Ferizajt, si pasojë e goditjes me thikë, ka bërë të ditur të martën policia.

Mësohet se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës në fshatin Mirash të Ferizajt, ndërsa policia për këtë rast ka arrestuar dy persona si të dyshuar.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka theksuar se policia është informuar me rastin, pasi që viktima është sjell pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

"Njësitet e policisë i janë përgjigjur rastit, kanë siguruar vendin e ngjarjes, si dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore. Sipas mjekut kujdestar , viktima K.H., i moshës 33 vjeç ka marr disa goditje në pjesë të ndryshme të trupit, dyshohet me thikë. Në emergjencë viktima është sjell pa shenja jete", ka theksuar zëdhënësi Gashi.

Bëhet e ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili njëherësh ka autorizuar hetuesit rajonal që të ndërmarrin të gjitha veprimet pwr rastin, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet, ndërsa njësitet e saja në vendngjarje kanë gjetur edhe prova materiale, thikën, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Zëdhënësi i policisë Gashi, ka thënë se policia pas një pune operative ka arrit të identifikoj dhe arrestoj dy personat e dyshuar si kryerës të mundshëm të kësaj vepre penale, B.G., 28 vjeç dhe K.G., 21 vjeç.

"Pas intervistimit preliminar, dyshohet se dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe gjatë përleshjes i dyshuari B.G., ka goditur me thikë viktimën ku si pasoj e lëndimeve fatale, viktima ka ndërruar jetë", ka theksuar Gashi.

Për më tepër bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Jozyrtarisht merret vesh se motiv i vrasjes janë bërë disa mosmarrëveshje të mëhershme në mes viktimës dhe të dyshuarve./Kosovapress/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›