Fillon normalizimi

Pas tri ditësh paralizim, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po i kthehet normalitetit. Në mëngjesin e së hënës ka aterruar një aeroplan i NATO-s dhe në ora 12 ka aterruar një aeroplan i Austria Airlinesit nga Vjena. Një tjetër aeroplan i kësaj kompanie pritet të arrijë pas 30 minutash, ndërkaq shpresohet të kryhen fluturimet edhe nga Lubjana dhe Tirana. Po ashtu, fluturimi për Stamboll është konfirmuar që do të kryhet.
Edhe pse ishte paralajmëruar se retë e krijuara nga pluhuri vullkanik mund të arrijnë në hapësirën ajrore të Kosovës, zyrtarë të Aeroportit kanë thënë se kjo nuk ka ndodhur. Ndërkohë, shpërthimet e reja ende vazhdojnë nga vullkani i Islandës, megjithatë pluhuri masiv, i cili ka shkaktuar kaos total nëpër aeroportet e Evropës, nuk është më i dukshëm për radarët, thonë meteorologët. Megjithatë, vullkani shpërthyes i Islandës po vazhdon të nxjerrë lavë, por retë e hirit, që ditëve të fundit shkaktuan ngecje në trafikun ajror, janë dukshëm më të ulëta dhe arriti lartësinë deri dy kilometra.
“Retë e hirit janë shumë të ulëta. Nuk janë më të larta se dy kilometra“, deklaroi Hjorlefur Sveinbjorson, gjeolog në Qendrën Meteorologjike të Suedisë. Retë e hirit arritën lartësinë prej 11 kilometrave, kur për herë të parë shpërtheu vullkani në Islandë, gjë që rezultoi me mbylljen e shumë aeroporteve evropiane dhe anulim të shumë fluturimeve.
Autoritetet gjermane kanë vendosur të mbajnë të mbyllur hapësirën ajrore gjermane deri në orën 18:00, për shkak të resë së hirit vullkanik të ardhur nga Islanda.
Vendimi i marrë nga Agjencia Gjermane e Sigurisë Ajrore (DSF) është një tjetër vështirësi për udhëtarët e kompanive ajrore në Gjermani, të cilave u janë anuluar qindra fluturime. Këtë fundjavë, ''Lufthansa'' dhe ''Air Berlin'' kritikuan hapur vendimin për mbylljen e hapësirës ajrore në vend, pa llogaritur përqendrimin e resë vullkanike në ajër.
Ndërkohë, ''British Airways'' ndërmori dje në mbrëmje një fluturim provë që u krye nga një avion, dhe nuk kishte paraqitur asnjë vështirësi gjatë kalimit të reve të hirit vullkanik që paralizoi trafikun ajror evropian.
Një ''Boeing 747'' i kompanisë ajrore britanike u ngrit dje nga aeroporti londinez ''Heathrow'' për të studiuar ndikimin e hirit të ardhur nga vullkani islandez tek avionët.
''Boeingu'' që kishte në bord vetëm pesë anëtarë, duke përfshirë dhe drejtorin e përgjithshëm të grupit, u ul
në orën 19:41 GMT në Kardif, në përfundim të një fluturimi që zgjati rreth tri orë sipër oqeanit Atlantik.
"Kushtet e fluturimit ishin shumë të mira dhe avioni nuk ka hasur asnjë vështirësi. Avionit do t'i bëhet tashmë një analizë e plotë teknike në qendrën teknike në Kardif", theksoi zëdhënësi i ''British Airways''.