Elbasan, fluks pacientësh në pediatri, 400-500 fëmijë në javë
Elbasan- Temperaturat e larta, kanë shkaktuar fluks pacientësh në Pediatrinë e Elbasanit. Gjatë javës, numri i të prekurve nga virozat e stinës shkon në 400- 500 fëmijë.
Kryesisht fëmijët preken nga shqetësimet gastro intestinale, temperaturë e lartë, të vjella, dhimbje koke, diarre e etj.
Sipas mjekes pediatre, Liri Dyli, shkak për shtimin e rasteve janë bërë temperaturat e larta, të cilat janë të papërballueshme për organizmin e të vegjëlve.
Sipas Dylit një pjesë e tyre shtrohen në spital pasi kanë komplikacione serioze dhe si pasojë e kësaj kanë nevojë për një mjekim më të specializuar dhe kujdes më të madh nga ana e personelit shëndetësor. Por pjesa më e madhe trajtohen në shtëpi , nën kujdesin e prindërve duke marrë një recetë nga mjeku specialist. Moshat më të prekura janë nga 0-1 vjeç.
Mjekët pediatër rekomandojnë që femijë të mbahen në ambiente të freskëta dhe tu japin vogëlushëve sa më shumë lëngje. Gjithashtu ata këshillojnë që të vegjlit të mos ekzpozohen në diell. Gjithashtru specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve se në këtë sezon ka një shtim të mikorbeve e baktereve si pasojë e temperaturave të larta, duke këshilluar që ata këshillojnë të jenë të kujdesshëm në aspektin higjeno-sanitar.
/IDEA/