E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Jon Lord, themelues i grupit “Deep Purple”

Njëri nga themeluesit e grupit legjendar “Deep Purple”, Jon Lord, ka ndërruar jetë në moshë 71-vjeçare.

Pianisti ka qenë duke u trajtuar nga kanceri i pankreasit që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ndërsa në njoftimin e publicistit të tij thuhet se rokeri ndërroi jetë në një klinikë në Londër i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij.

Në vitin 1968, Lord së bashku me kitaristin Ritchie Blackmore themeluan grupin “Deep Purple”, të cilit më vonë i janë bashkuar dhe larguar një numër i madh pjesëtarësh (Ian Gillan, Roger Glover, Jon Lord, Ian Paice, Ritchie Blackmore, Nick Simper, Rod Evans, Glenn Hughes, David Coverdale, Tommy Bolin, Joe Lynn Turner, Joe Satriani, Steve Morse, Don Airey).

Pas largimit të këngëtarit David Coverdale dhe themelimit të “Whitesnake”, Lord iu bashkua atij grupi, mirëpo me riformimin e “Deep Purple” në vitin 1984, ai u kthye sërish. Lord u tërhoq sërish nga ky grup në vitin 2002.

Ai është kantautor i shumë këngëve të njohura të “Deep Purple”, duke përfshirë edhe megahitet “Child in Time” dhe "Smoke On the Water".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›