Maradona i kërkon 17 milionë Al Waslit

Disa ditë pas shkarkimit si trajner i ekipit Al Wasl, Diego Armando Maradona i kërkon 17 milionë euro, për t’u larguar zyrtarisht nga klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo shumë është ekuivalente me gjysmën e 34 milionëve, që argjentinasi do t’i merrte me skadimin natyral të kontratës së tij, në vitin 2013.
Klubi arab ka bërë të ditur se është i gatshëm t’i paguajë 3 milionë euro, përkatësisht dy muaj rrogë.
Maradona megjithatë vazhdon të bisedojë me drejtuesit e klubit, pasi që nuk i mjafton oferta që ia kanë bërë udhëheqësit e Al Waslit.