E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aksidentalisht tifozi në stadium e Dortmundit

Dortmund - Fillimndeshja midis Borusias dhe Verderit, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, është tronditur nga një aksident i ndodhur në stadiumin “Signal-Iduna-Park”. Një tifoz ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga tribuna jugore e stadiumit.

Pranë vendngjarjes janë afruar menjëherë forcat policore të cilat kanë marrë në kontroll situatën. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të stafit mjekësor të ndodhur në stadiumin e Dortmundit, tifozi nuk arriti t’i mbijetojë dot vdekjes.

Ndeshja e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Gjermanisë vazhdoi më pas normalisht dhe u mbyll me fitoren e Verderit me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›