E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolloni kërkon shërbimet e Hamdi Salihit

Skuadra qipriote e Apollonit kërkon shërbimet e bomberit shkodran, Hamdi Salihi. Lajmin e publikojnë mediat qipriote dhe ato greke, të cilat e përfshijnë emrin e Salihit në listën e preferencave të trajnerit të Apollonit, Tomas von Hesen.

Salihi këtë sezon aktivizohet në kampionatin austriak me skuadrën e Riedit, ku është duke bërë një paraqitje me të vërtetë mbreslënëse. Trajneri i Apollonit është i magjepsur nga sulmuesi shqiptar dhe kërkon me çdo kusht ta ketë atë në përbërjen e ekipit të tij.

Apolloni aktualisht ndodhet në vendin e katërt në kampionatin qipriot, ku në tre ekipet e para aktivizohen tre futbollistë të tjerë shqiptar, Duro (Omonia), Beqaj (Anorthosis), Haxhi (Apoel). Objektivi i Apollonit është sigurimi i një vendi për në kupat e Europës, dhe Salihi do të jetë një armë më shumë për arritjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›