E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i riu nga Vlora ndersa mblidhte skrap i shembet godina

Foto ilustruese

Vlore 30 janar 2011 NOA- Nje djale i ri nga qyteti i Vlores eshte gjetur i vdekur diten e sotme.

Viktima e gjetur eshte identifikuar si Ilmi Canaj dhe mesohet se ka qene duke mbledhur skrap ne germadhat e vjetra te ish Fabrikes se Llampave.

I riu u gjet i pajete nga kalimtaret e zones perreth te cilet sapo konstatuan kufomen njoftuan policine e qarkut.

Sipas banoreve perreth Canaj ishte ne kushte te veshtira ekonomike cka e detyruan te ndermerrte nje hap te tille per te mbijetuar.

Ne godinen e cila ndodhje afer zones industriale te Pyllit te Sodes ne momentin e shembjes kane qene edhe femije te tjere.

Sapo ka mberritur ne vendngjarje policia ka nisur punen per zbardhjen dhe sqarimin e metejshem te rastit.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›