E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ikona e modernizmit pakistanez

Benazir Buto ishte e para grua qe drejtoi qeverine e nje vendi mysliman, ne epoken moderne. Ikona antiislamike dhe proamerikane, dy here kryeministre e Pakistanit, u vra dje gjate nje atentati kamikaz ne qytetin e Rawalpindit. Vajza e ish-kryeministrit pakistanez, Zulfikar Ali Buto, Benazir, lindi ne Karaci ne 21 qershor te vitit 1953. Vetem 35 vjece, ajo arriti te behet kryetare e qeverise se nje vendi mysliman, me premtimin se do te luftonte per te mbrojtur te drejtat civile. Nje figure shume e dashur ne perendim dhe beniamine e amerikaneve, pas 8 vjetesh ne azil ne Dubai, ajo rikthehet ne atdhe ne 18 tetorin e kaluar teper e dobesuar. Me te hyre ne Pakistan, ndersa mijera vete zbriten neper rruge per te festuar rikthimin e saj, nje kamikaz u hodh ne ere ne mes te turmes dhe autokolones se makinave te Butos, duke vrare 139 persona. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe shihnin tek ajo nje lider liberal, qe mund te legjitimonte luften kunder terrorizmit ne Pakistan. Per muaj te tere, e mbeshtetur nga Uashingtoni, Buto zhvilloi negociata me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf, per te arritur nje marreveshje per ndarjen e pushtetit perpara zgjedhjeve te janarit. Objektivi i lideres se Partise Popullore te Pakistanit ishte rivendosja e demokracise ne Pakistan dhe lufta kunder ekstremisteve islamike. Por raportet me Musharafin u perkeqesuan, kur presidenti shpalli gjendjen e jashtezakonshme me 3 nentor. Vetem pak dite me pas, Buto kerkoi publikisht per here te pare doreheqjen e tij. E detyruar te kalonte ditet ne arrest shtepie ne Islamabad, Benazir vazhdoi fushaten e saj elektorale pa u shkurajuar nga kercenimet e grupeve ekstremiste, qe e priten me bomba sapo shkeli token pakistaneze.
Reagimet:
Keqardhje dhe zemerim ne te gjithe boten per vrasjen e Benazir Butos, viktime e nje atentati kamikaz ne Rawalpindi. Vdekja e kreut te opozites pakistaneze perben nje goditje te forte edhe per arenen politike nderkombetare. Per Perendimin, Benazir perfaqesonte nje interlokutor te besueshem, nje garanci per vazhdimin e politikes kunder terrorizmit dhe ekstremizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›