Kinezet premtojne kualifikim
Kinezet do te ndihmojne qeverine shqiptare ne kualifikimin e forces punetore. Angazhimi eshte marre persiper nga pala kineze gjate takimit te fundit qe ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka, ka pasur me homologun e tij kinez te Ministrise se Punes dhe Sigurimeve Shoqerore, Tien ChengPing. Gjate bisedimeve me palen kineze u ra dakord per fillimin e bashkepunimit midis te dy ministrive ne fushen e punesimit, formimit profesional, inspektimit, sigurise e mbrojtjes ne pune dhe uljen e papunesise. Pala kineze nga ana e saj u tregua e interesuar per te perfituar nga pervoja shqiptare ne luften kunder informalitetit ne tregun e punes, inspektimin dhe mbrojtjen ne pune, sidomos ne punen ne sektore te veshtire, per te cilen pala shqiptare u shpreh dakord te shkembeje pervojat dhe modelet nepermjet dergimit te specialisteve perkates.