Vdes kryeinspektori i ‘Pink Panther’

I lindur në një familje të varfër në kryeqytetin çek, Pragë, në vitin 1917, ai shkurtoi emrin e tij të komplikuar në Lom dhe luajti në disa filma çekë para se të emigronte në Britaninë e Madhe pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.
Pas arritjes në Britani, ai krijoi një karrierë duke xhiruar, luajtur në më se 100 filma.
“Në sytë e britanikëve, të gjithë të huajt janë të ligj”, citohet të ketë thënë ai në vitin 1991. Ai e ka portretizuar dy herë Napoleon Bonapartën, në filmat “Lufta dhe Paqja” të vitit 1965 bashkë me Henry Fondën dhe Audrey Hepburnin dhe Mbretin e Siamit në produksionin e parë londinez të mjuziklit teatral “Mbreti dhe unë” në vitin 1953.
Ai ka shkruar po ashtu edhe dy novela, “Enter A Spy”, të botuar më 1971 dhe “Dr Guillotine”, më 1993.