E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes lideri i Korese se Veriut Kim Jong-il

U nda nga jeta në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-il për shkak të një infarkti në zemër.

Koreja e Veriut shpalli 12 ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor, ndërsa funerali do të zhvillohet më 28 dhjetor.Lajmi për vdekjen e liderit u dha nga agjencia zyrtare e shtypit në Penian, KCNA, dhe më pas nga televizioni shtetëror. Spikerja televizive shpërtheu në lot në momentin e dhënies së lajmit drejtpërdrejt për teleshikuesit.

Kim Jong-il ishte një prej personave më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare që ka udhëhequr për më shumë se 17 vjet vendin më të izoluar në botë. Sipas KCNA-së u godit nga një formë e rëndë e infarktit dhe nga një iktus në mesnatën e së premtes duke u gdhirë dita e shtunë, por lajmi është dhënë vetëm pak më parë. Kim ndërroi jetë ndërsa ndodhej në tren, në kuadër të vizitave të tij misterioze nëpër vendin aizatik.

Në njoftimin e agjensise i behet thirrje koreano-verioreve te bashkohen pas liderit te ri. "Të gjithë anëtarët e partisë, ushtaraket dhe publiku duhet te ndjekin me besnikeri lidershipin e shokut Kim Jong-un, te mbrojne e te forcojne me tej frontin e tyre te bashkuar", thuhej ne deklarate. Kim Jong-il erdhi në pushtet pas vdekjes së te atit, themeluesit të Koresë së Veriut Kim-il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai i shmangte daljet ne publik dhe zeri i degjohej rralle në transmetimet radio-televizive.

"Kim,- thote Zeri i Amerikes,- mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria". Në fund të vitit të kaluar, ai i dha djalit te vogel, gradën e gjeneralit me katër yje, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes se konsideruar si dinastia e vetme komuniste në botë.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka vënë në gjendje alarmi forcat e armatosura. Po ashtu edhe qeveria japoneze është mbledhur menjëherë dhe ka vendosur që të mbajë kontakte të fuqishme gjatë këtyre orëve me SHBA-të, Kinën dhe Korenë e Jugut për të reaguar menjëherë ndaj skenarëve të mundshëm.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se pas këtij zhvillimi në Korenë e Veriut, situata po monitorohet.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja mbetet e angazhuar për stabilitetin në gadishullin korean dhe për lirinë e sigurinë e aleatëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›