E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në moshën 95 vjeçare aktorja Çeleste Holm

Holm u bë fillimisht e njohur në Shtetet e Bashkuara me shfaqjen “Broduejt Oklahoma”  në vitin 1943. Pesë vjet më vonë, ajo fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë në rol dytësor në filmin “Gentleman’s Agreement”, një vështrim kritik i anti-semitizmit.
        
Holm u emërua edhe dy herë të tjera për çmimin Oskar dhe luajti së bashku me Frenk Sinatrën në filmat klasikë “High Societ”y dhe “The Tender Trap”.
        
Holm ishte një organizatore e palodhur e mbledhjes së fondeve për artin dhe teatrin, por një betejë e ashpër ligjore me djemtë e saj për pasurinë i kushtoi asaj pjesën më të madhe të kursimeve.

                                                                                             2012-07-16 14:44
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›