Regjistri i Vlores botohet ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise

Një regjistër i veçantë që i përket qytetit të Vlorës i vitit 1567-1568 që ruhet në bibliotekën e Vatikanit i shkruar në osmanisht tashmë do të vij në shqip nga studiuesi Ermal Nurja.
Osmanologu na bën me dije se falë bashkëpunimit të Arkivit të Shtetit me atë të Vatikanit kjo vepër e dyta ndër më të rëndësishmet në Ballkan vjen edhe në shqip.
Rëndësia e 2400 dokumentave është sa historik dhe kohor, pasi na jep të dhëna të qarta rreth Vlorës të shekullit të 16 në aspektin social kulturor
Një aspekt mjaft interesant është edhe rrugëtimi i këtij regjistri nga Shqipëria drejt Vatikanit
Për këtë vepër studiuesi ka më shumë se një vit që është marrë më transkriptimin e saj dhe do të shoh dritën e botimit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.