E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet këngëtari

 Këngëtari i zhanrit R&B, Miguel është arrestuar në Los Angeles me dyshimin për vozitje në gjendje të dehur, raporton agjencia amerikane e lajmeve, AP.

Zëdhënësja e Patrullës së Autoudhës së Kalifornisë, ka thënë se 27 vjeçari është nxjerrë nga vetura e tij, BMË X6 pak pas orës 2 të mëngjesit të enjten për vozitje të shpejtë.

Ajo ka thënë se njësitet patrulluese kanë zbatuar edhe një testim për sasinë e alkoolit dhe rezultatet kanë treguar se niveli i alkoolit në gjakun e tij ka qenë 0.10 përqind.

Niveli i lejuar në këtë shtet është 0.08 përqind./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›