Vdes vejusha e Aldo Moros

Shuhet në moshën 95 vjeçare Eleonora Moro, vejusha e Aldo Moros, ish-kreut të demokristianëve italianë i marrë peng dhe i vrarë më pas nga “Brigadat e Kuqe” në vitin 1978.
Eleonor do të mbahet mend pas refuzimit të pjesëmarrjes në funeralin shtetëror të bashkëshortit të saj si dhe për 86 letrat e marra prej tij gjatë periudhës kur Moro mbahej peng prej “Brigadave të Kuqe”.
Më 9 maj të vitit 1978 pas 55 ditësh burgim Aldo Moro u gjet i vrarë në rrugën “Caetani”. Zonja Moro nisi një protestë të ashpër kundër mbështetësve të përkrahësve të “linjës së hekurt”, rrymë kjo e lindur brenda partisë demokristiane italiane e cila refuzonte bisedimet me Brigadat e Kuqe për të liruar Aldo Moron dhe në veçanti ndaj sekretarit të atëhershëm të demokristianëve, Benino Zakanini, Xhulio Andreotit, që asokohe ishte kryeministër dhe ministrit të brendshëm, Françesko Kosiga.