E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes vincieri, hetohet drejtuesi i punimeve

DURRES - Nje 33-vjecar, nga Durresi, do te hetohet ne gjendje te lire, nje dite pas nje aksidenti qe shkaktoi vdekjen e nje punetori ndertimi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit, thane dje per ATSH-ne, se Gramoz Meminaj, 33 vjec, lindur dhe banues ne lagjen numer 13, do te hetohet ne gjendje te lire per shkak te detyres, pasi mbremjen e djeshme ne objektin ku ai drejtonte punimet, humbi jeten aksidentalisht vincieri K. Balla, 19 vjec, lindur ne Patos dhe banues ne lagjen nr. 14 te qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur ne nje pallat qe po ndertohet ne lagjen nr. 2 te qytetit, kur gjate punes 19-vjecari Balla, eshte rrezuar nga kati i katert duke humbur jeten. Burimet thane se nga hetimet e para, eshte mesuar se aksidenti vdekjeprures eshte pasoje e mosrespektimit te rregullave te sigurimit teknik, per te cilat do te hetohet ne gjendje te lire 33-vjecari Meminaj.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›