Vdesin të paktën 27 persona nga rrëshqitja e dheut në Brazil

Të paktën 27 persona kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut në një rajon malor afër qytetit brazilian të Rio de Janeiros. Disa ditë me të reshura të mëdha të shiut, shkaktuan rrëshqitje të dheut në rrethin e largët malor të Petropolisits. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit.
Mijëra banorë janë detyruar të evakuojnë zonat e përmbytura dhe të kërkojnë strehim emergjent. Shirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës patën shkaktuar vdekjen e më shumë se 900 personave në të njëjtin rajon në vitin 2011./Indeksonline/