E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq Lucio Dalla

Bota e muzikës është shokuar nga lajmi i vdekjes së papritur të Lucio Dalla. Kantautori italian ka pësuar një infarkt në zemër në Zvicër, ku bolonjezi ndodhej për një turne koncertesh.

Dalla do të mbushte 69 vjeç në datën 4 mars. Paraqitja e tij e fundit para publikut ishte në festivalin e Sanremos, ku këngëtari u prezantua në garë së bashku me Pierdavide Carone.

Sipas mediave italiane, Dalla mbrëmjen e së mërkurës kishte rënë për të fjetur i qetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›