E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri britanik i luftës

Nëse ndonjëherë keni besuar se Lufta e Tretë Botërore do të përfundonte me konflikt bërthamor mes dy superfuqive, atëherë keni pasur të drejtë. Gazeta britanike ‘Daily Mail’ erdhi në posedim të “Librit të Luftës”, nga koha e kryeministres Margaret Tatcher, dhe zbuloi një pjesë të përmbajtjes së tij.

Është ky një vizion i kabinetit për luftë të kryeministres Tatcher për luftën në hapësirën e Evropës, gjatë së cilës rolin e palës negative e kanë rusët aspak të dashur, gjegjësisht BRSS’ja e vitit 1981. Ndërkohë, shërbyesit civilë britanikë kishin përpiluar një stërvitje të gjerë për krizën e luftës, që si epilog kishte një konflikt të madh bërthamor.

Kjo stërvitje, për të cilën deri sivjet pothuajse nuk ka ditur askush, ngase ruhej si informacion tejet sekret, kishte për qëllim që të përgatiste kreun e shtetit për “kalim në gjendje lufte”. Ky libër mbeti i fshehur në arkivin kombëtar britanik deri sivjet, ndërkohë që shumica e britanikëve nuk asnjë ide për ekzistimin e një gjëje të tillë.

Çdo dy vjet nga një apokalips “i ri”

Në çdo dy vjet shërbyesit e ri civilë bënin nga një stërvitje të tillë. Rezultati ishte gjithmonë i njëjtë, e lufta bërthamore e pashmangshme. Ishte ky një test i gatishmërisë së Britanisë së Madhe për t’u përballur me një luftë botërore. Vendimet britanike ndërkaq do të formësonin edhe fatin e ish-RSFJ, e cila në stërvitjen britanike do të shkilej nga Armata e Kuqe.

Të gjithë kryeministrat britanikë, që nga Atleej e deri te Tatcher, e dinin se një ditë do të mund të përballeshin me vendimin për përdorim të armëve bërthamore. Por, po të shpërthente lufta në vitin 1981, atëherë nuk do të kishte zgjidhje të shumta përpos që luftës bërthamore t’i thuhej po.

Fundi brenda 10 ditëve

Brenda dhjetë ditëve të muajit mars peizazhi i Evropës, gjegjësisht i pjesës lindore të saj, do të ndryshonte dramatikisht. Fillimisht, më 11 mars 1981, shërbimet sekrete zbuluan një grumbullim masiv të Armatës së Kuqe afër kufirit me Turqinë dhe në atë Bullgarisë me Jugosllavinë. NATO menjëherë i koncentroi forcat e saj në Gjermaninë Perëndimore dhe në Skandinavi.

Pas kësaj pasuan një sërë bombardimesh të Britanisë së Madhe, si dhe paniku dhe kaosi nëpër qytetet e këtij vendi. Deri më 15 mars lufta dukej të ishte një opsion i pashmangshëm, sepse Divizioni i 20’të i Armatës së Kuqe hyn në Jugosllavi dhe shtypë çdolloj synimi për rezistencë. Sulmi ndaj Perëndimit më nuk është çështje ditësh, por orësh.

Fillojnë sulmet ajrore kundër bazave ajrore britanike, ndërsa më 17 mars pason ‘dita më e zezë’ për ishullin britanik. Shkatërrohet Mbrojtja Ajrore e Britanisë së Madhe, dhe gjatë sulmeve të stuhishme ajrore vriten shumë civilë. Kaosi dhe paniku janë në nivelin më të lartë.

S’ka dorëzim...

Më 20 mars, kryeministrja Tatcher dhe ministrat e saj kryesorë, Willie Whitelaw dhe Lord Carrington, për herë të parë shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër forcave të Paktit të Varshavës. Kabineti i luftës takohet për herë të fundit. Armata e Kuqe asokohe veç kishte depërtuar 40 kilometra prapa forcave të NATO’s në Gjermaninë Perëndimore.

Komandanti i NATO’s kërkon lejen për përdorimin e arsenalit bërthamor, sepse dëshiron që, në orën 5 të ditës së nesërme, të lancojë 29 projektilë bërthamorë mbi bazat ushtarake në Gjermaninë Lindore, Çeki, Poloni, Hungari dhe Bullgari.

Dështon çdo përpjekje për evitimin e konfliktit bërthamor, ndërkaq për Tatcher pasojat e dorëzimit në duar të armikut as që mund të merren parasysh. Ajo e thotë Po’në vendimtare, pas që cilës Evropa lindore shndërrohet në hi dhe shkretërim bërthamor...

Përfundimi

Sipas “Librit të Luftës” ngjyra e Kaltër është forca e NATO’s dhe Perëndimi, kurse e Portokallta BRRSS dhe Lindja. Sipas asaj që shkruan në libër, humbin të gjithë, sepse pas konfliktit pason apokalipsi post-bërthamor.

Për fat, e gjithë ngjarja është vetëm fryt i imagjinatës së pasur britanike, të drejtuar kah “rreziku i kuq”. Historia e re megjithatë tregoi se fuqitë botërore u drejtuan kah qëllimet e tjera, si terrorizmi ose rrëzimi i diktatorëve botërorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›