Vdiq amerikania e parë që shkoi në hapësirë

Sally Ride, gruaja e parë amerikane që udhëtoi në hapësirë, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, 17 muaj pasi ajo u diagnostikua me kancer të pankreasit.
Ajo ishte pjesë e një ekuipazhi të Shuttle, në qershor të vitit 1983
Ride nuk ishte gruaja e parë në hapësirë, pasi në rang botëror ishte kozmonautja sovjetike, Valentina Tereshkova, që udhëtoi në qershor të vitit 1963.
Që prej misionit të saj të parë në vitin 1983, më tepër se 45 femra nga SHBA dhe vende të tjera kanë fluturuar në hapësirë, përfshirë edhe dy si komandante të anijes.
Ride vdiq në La Jolla të Kalifornisë.