Mourinho e liron Kakan

Jose' Mourinho ka vendosur ta lirojë Leite Kakan. Sipas mediave spanjolle, trajneri portugez e ka këshilluar mesfushorin brazilian që ta pranojë njërën nga ofertat që do t’i arrijnë.
‘Special One’ nuk i ka garantuar një vend në përbërjen e parë përfaqësuesit brazilian, të cilin klubi madrilen e kishte blerë tri vjet më parë për 65 milionë euro.
“Je një rezervist, kërko skuadër të re”, shkruan e përditshmja spanjolle AS, duke iu referuar deklaratave të Mourinhos, pas takimit që pati me 28 vjeçarin të hënën.
Ndërkohë, e përditshmja tjetër spanjolle Marca, shitja e Kakas do të jetë çelësi për të arritur deri tek kroati Luca Modric. Për Kakan flitet se mund të rikthehet në Milan, ose të shkojë në Paris Saint Germain, por klubet amerikane dhe kineze kanë shfaqur po ashtu interesim për të.