Veleçiku, shmangja e euforisë mbetet objekti kryesor
Nga Edmond Sufaj
Skuadra që habiti me lojën dhe rezultatet e saj në fazën e parë në Grupin A në kategorinë e Dytë, Veleçiku i Koplikut kërkon në shmangë euforinë si pasoje e rezultateve të shkëlqyera të arritura në fazën e parë. Drejtuesit e skuadrës kanë kryer disa seanca me skuadrën për të mbajtur në trysni dhe të përqëndruar grupin e lojtarëve. Veleçiku ndodhet pesë pikë para vendit të dytë në renditje, duke qenë kështu një hap larg kalimit për në kategorinë e Parë.
Koplikasit kane treguar se e meritpojnë plotësisht këtë renditje, pais në shtatë ndeshjet e fundit, ata arritën të merrnin gjashtë fitore dhe një barazim. Faza e dytë konsiderohet shumë e fortë nga skuadra, të cilët kërkojnë që tani të mos humbin përqëndrimin e duhur.