E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj, Bllako, Beqaj dhe Çyrbja shmangin votimin me kamera në burgun e Durrësit

Gazetarja e Vizion Plus, Elona Gjylmi, e cila po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Durrës raporton se në burgun e Durrësit kanë të drejtë vote 200 persona. 50 të tjerëve u është hequr e drejta për shkak të ligjit të dekriminalizmit.

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit prej 10 shkurtit nuk ka votuar në prani të kamerave.

Gjithashtu, votimin në prani të kamerave e kanë shmangur edhe Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.

Ndërsa Lulzim Berisha ka votuar paraditen e sotme.

https://www.youtube.com/watch?v=GW_bLZ2t-Sk

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›