E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgues ndërkombëtarë dhe të KQZ vizitojnë qendrat e votimit në Berat

Vëzhgues ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vizituar sot pesë qendra votimi të vendosura në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit.

Vizita u zhvillua në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor dhe sigurimit të një procesi transparent, të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike. Vëzhguesit kanë vlerësuar ecurinë e procesit dhe respektimin e procedurave në këto qendra votimi.

Pas vizitës në këtë shkollë, grupi i vëzhguesve do të vijojë inspektimin në qendra të tjera votimi në qytet dhe në rrethina, si pjesë e misionit të tyre për të monitoruar të gjithë territorin gjatë ditës së votimit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›