Veliaj: G99 do të hyjë në zgjedhje në një koalicion ndërtimi
Në Shqipëri, pas 5 muajsh do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme të
cilësuara si të rëndësishme për shkak të proceve integruese të vendit.
Shqipëria pritet të anëtarësohet në NATO në muajin prill dhe sot nisi
zyrtarisht hapat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Skenën
politike shqiptare këtë here pritet t'i shtohet edhe nje forcë e re, e
dalë nga lëvizja rinore Mjaft. Grupi G99 i drejtuar nga Erion Veliaj
pritet të konkurojë në zgjedhje.