E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po varfëron shumicën e pasuron pakicën

PS i referohet një sondazhi të përgaitur nga Gallup Balkan Monitor në partnership me”Europian fund for thë Balkans” për qeverisjen familjare në Shqipëri, dhe akuzon kryeministrin Berisha se varfëron shumicën e shqiptarëve. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë e kryeministrit Berisha se me qeverisjen e tij po pasuron një pakicë dhe po varfëron shumicën e shqiptarëve. Në një pronocimin për median nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Erion Brace iu referuar një sondazhi të përgaitur nga Gallup Balkan Monitor në partnership me”Europian fund for thë Balkans” për vitin 2008.

Sipas Braces qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 71 % e shqiptarëve të gjykojnë kushtet ekonomike të vendit jo të mira. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që standardi i jetesës, cilësia e jetës, për 38 % të shqiptarëve të jetë përkeqësuar.”- “Për kundër shifrave që materializojnë miliarda dhe lumturi nga Sali Berisha, shqiptarët e thjeshtë, të pyetur, të grupuar, bëjnë numra që tregojnë mjerimin ku ndodhemi, vendin ku vidhemi dhe arsyet reale pse duhet të largohemi nga ky vend”.

Duke iu referuar sondazhit Bracve tha se “të dhënat dëshmojnë qartë se qeverisja familjare e Sali Berishës vazhdon të na vjedhë rëndë madje më rëndë se administratat se në Serbi, Maqedoni, Mali i i Zi, Bosnje, Kroaci, Kosovë”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›