E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët në “Çadrën e Kujdesit” në sheshin ‘Skënderbej’

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në këto ditë të nxehta, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar qytetarët dhe turistët e shumtë.

Në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, Bashkia ka ngritur “Çadrën e Kujdesit”, ku ofrohet matja e tensionit dhe ujë falas.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se, “në këto ditë të nxehta, kujdesemi për ju!  Çadra e Kujdesit në sheshin “Skënderbej” ofron matje tensioni, freski, dhe ujë falas për qytetarët dhe qenushat tuaj”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›